Luftërat e huaja, Kuvendi u ndalon me ligj kosovarëve pjesmarrjen
Vetëm një ditë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit tha se koalicioni kundër Shtetit Islamik kishte shkatërruar celula luftëtarësh në Kosovë, vendi miratoi në parim projektligjin që pengon shtetasit e vet të marrin pjesë në konflikte të armatosura jashtë territorit të vet.74 deputetë votuan pro ligjit, të cilin e kanë miratuar shumica e vendeve europiane dhe perëndimore pas rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të aprovuar vitin e kaluar me nismën e Shteteve të Bashkuara.Zëvendës.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i pari që e mirëpriti miratimin."Numri i luftëtarëve që kanë shkuar edhe nga Kosova në Siri dhe Irak është shqetësues duke pas parasysh proporcionin me popullësinë në botë. Ata i shkaktojnë një barrë të madhe shtetit të Kosovës, duke kryer krime kundër njerëzimit. Këta persona janë shqetësim me kërcënimin që ata paraqesin pas kthimit të ideologjive radikale", pohoi Thaçi.Projektligji nuk mori aprovimin e Vetëvendosjes. Lideri i dorëhequr i kësaj partie, Albin Kurti, tha se ekstremizmat që shfaqen në shoqëri nuk luftohen me ligje të panikut që marrin formë totalitare dhe mundësojnë persekutimin e qytetarëve."Ministri i Brendshëm dhe kjo qeveri po e nxisin dyndjen e shqiptarëve të Kosovës edhe me këtë argument shtesë e të fuqishëm për të fituar azilin politik duke migruar jashtë", tha Kurti nga foltorja e parlamentit.Deri tani mendohet se janë 150 shtetas të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Irak dhe Siri për llogari të Shtetit Islamik dhe grupimeve të tjera që marrin pjesë në luftën civile siriane kundër forcave qeveritare te presidentit Bashar Al-Asad.