Paralajmërimi i Ramës: Asnjë tolerim për ndërtimet pas 1 shkurtit

Kavajë -1 shkurti, dita e përfundimit të afatit të vetëdeklarimit për legalizim për kryeministrin Edi Rama do të shënojë përfundimin e kohës së rrumpallës dhe abuzimit me pronën e tjetrit dhe shtetit.Pas kësaj date kush do të vendosë edhe një tullë pa leje do të rrezikojë burgun.“Ky është fundi i lumtur i një rrumpalle që zgjati 20 vjet dhe që mbaron përfundimisht me afatin e skadimit të vetëdeklarimit”.Paralajmërimin e hidhur nga Kavaja, Kryeministri e shoqëroi me ndarjen e 500 lejeve të legalizimit dhe batuta me qytetarët e njohur si mbështetës të së djathtës, mes të cilëve edhe një pishtar i demokracisë.Rama: “Nuk më kishte shkuar mendja që do vinte dita që unë ti jepja legalizimin një pishtari. Ke 20 vjet që ndriçon për demokracinë, por as ka dasht njeri me dit për ty”.Qytetari: “ Faktikisht kam kthy një çikë..”Rama: “Ke kthy një çikë, por rrugës je. Ah sa do të kishe dasht ta jepte dikush tjetër por ja, kështu shkoi kjo punë, të vjen nga nuk e pret është kjo jetë, hajde”.Kryeministri vijoi batutat edhe ndaj ekipit qeverisës dhe Aluzinit, teksa ftoi Ministren Gjermeni të jepte lejen për një qytetar.Rama:“ Këtë lejen tjetër dëshiroj t’ia jap Ministres e cila ka rolin e vet të padiskutueshëm në gjithë këtë punë. Por duke qenë se Artan Lame rri gjithë ditën në televizor, nuk del shumë kohë për Ministren. Lame ka fjalët, Ministrja ka veprat. Por fjalët mbi veprat”.Gjatë qëndrimit në Kavajë, Kryeministri Rama inspektoi dhe përuroi disa investime në këtë qytet.