Rebelët prorusë refuzojnë marrëveshje dhe bisedime me Kievin

Kreu i rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës ka deklaruar se trupat e tij janë në ofensivë dhe ai nuk do të zhvillojë bisedime për ndonjë marrëveshje me Kievin.Alexander Zakharchenko tha se forcat e tij do të shtyjnë vijën e frontit përsëri në kufijtë e rajonit të Donetsk, qytet të cilin e kanë tashmë në kontroll.“Pala jonë nuk do të bëjë asnjë përpjekje për bisedime apo armëpushim”, citohet të ketë thënë ai për Agjensinë e lajmeve RIA Novosti.Të enjten trupat qeveritare ukrainase u tërhoqën nga terminali kryesor i aeroportit të Donetskut, i cili është shndërruar në një arenë të ashpër luftimesh mes palëve.Qeveria tha se ushtria ende ka nën kontroll disa pjesë të aeroportit, por gjashtë ushtarë humbën jetën dhe 16 u plagosën.Kievi zyrtar dhe aleatët e tij perëndimorë deklarojnë se trupa të rregullta ruse po luftojnë përkrah separatistëve, duke përdorur artileri të rëndë dhe tanke ruse, kurse Moska këmbëngul se ata janë vullnetarë rusë që iu janë bashkuar rebelëve.Sipas Novostit, Zakharchenko ka thënë se Kievi nuk e kupton se ne mund të sulmojnë në tre drejtime në të njëjtën kohë.Ngjarja vjen në kohën kur Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund luftimeve, teksa 13 persona humbën jetën në sulmin ndaj një autobusi.Viktimat ishin pasagjerë të autobusit dhe të një makine aty pranë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi sulmin dhe kërkoi nisjen e hetimeve të menjëhershme.Mbi 4.800 persona janë vrarë dhe 1.2 milionë të tjerë kanë lënë shtëpitë e tyre që pas nisjes së konfliktit në muajin prill.