Vdes Mbreti i gjashtë i Arabisë Saudite

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare Mbreti i gjashtë i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz, pas një infeksioni në mushkëri.Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror i Arabisë, i cili konfirmoi se mbreti saudit ishte shtruar në spital që prej dhjetorit të 2014.Sipas deklaratës zyrtare, vëllai i Mbretit Abdullah Salman bin Abdul Aziz, 79 vjeç do ta zëvendësojë fronin e të ndjerit, ndërkohë që vëllai i tyre, 60- vjeçari Muqrin është emëruar Princ.Tre vëllezërit janë djemtë e themeluesit të Arabisë Moderne, mbretit Abdulaziz, por i njohur si Ibn Saud, i cili vdiq në vitin 1953.Abdullah bin Abdulaziz erdhi në fron në vitin 2005, por ai ishte lider de-facto i Arabisë Saudite që prej 10 vjetësh, sepse paraardhësi i tij Fahd pati probleme shëndetësore.Prej më shumë se tre dekadash Abdullah bin Abdulaziz ka qenë një nga njerëzit më me ndikim të Shteteve të Gjirit, gjithashtu një aleat kritik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Sipas traditës, Mbreti Abdullah do të varroset në një varr të panjohur. Presidenti amerikan Barak Obama ka shprehur ngushellimet e tij personale dhe të popullit amerikan për vdekjen e Mbretit Abdullah."Si udhëheqës, ai ishte gjithmonë i sinqertë dhe kishte kurajo për bindjet e tij. Një nga këto bindje ishte besimi i tij i patundur dhe i pasionuar në rëndësinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Arabisë, si një forcë për stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, u shpreh ai.Gjithashtu zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, shkroi në twitter se do të marrë pjesë në nderimet ndaj mbretit së bashku me një delegacion amerikan.Kryeministri Kameron tha se Mbreti Abdullah do të mbahet mend për "angazhimin për paqen dhe për forcimin e mirëkuptimit mes feve.Abdullah ishte i 13 ti nga 37 bijtë e mbretit Abdulaziz. Ai besohet të ketë qenë i lindur në gusht të viti 1924 në Riad, edhe pse ka disa paqartësira në lidhje me datën e tij të lindjes.Në 1962 u emërua komandant i Gardës Kombëtare të Arabisë, para se të vinte në fron në vitin 2005.Analistët e kanë parë si reformator në vend, duke lejuar kritika të buta të medias ndaj qeverisë se tij dhe gjtihashtu kontribuoi në integrimin e grave arabe.Abdullah, i cili la pas katër gra, me të cilat ka 7 djem dhe 15 vajza, është i pari mbret saudit që ka vizituar Papën në Vatikan në nëntor të 2007.Vizita mes tij dhe Benediktit të 16 mbahet mend si një hap para në forcimin e marëdhënieve mes besimeve fetare./Oranews.tv/