Stoltenberg: Nuk vendos NATO si zhvillohet FAK
Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është çështje që i përket autoriteteve vendase.Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg gjatë konferencës për mediat së bashku me kryeministrin Isa Mustafa.Stoltenberg: "Nuk është NATO që vendos se si do të zhvillohen Forcat e Armatosura të Kosovës. Ne po ndërtojmë kapacitetet e FSK-së brenda mandatit të saj të tanishëm. Cfarëdo që të vendosni, duhet ta bëni në mënyrë që të mos krijojë situata të pakëndshme. Varet nga ju, por shpresoj që vendimet tuaja të mos minojnë progresin e arritur. Ju jeni të mirëpritur në bashkëpunimin euroatlantik. Kjo gjë nuk ndodh në bazë të kalendareve, por në bazë të kushteve."Stoltenberg vlerësoi progresin e arritur të Prishtinës si në aspektin politik dhe atë të sigurisë, por shtoi se ende mbetet shumë për tu bërë."Është kënaqësi kur shoh progresin e arritur që nga vizita ime e fundit dhe shoh mundësinë që të vazhdojmë bashkë në të ardhmen. Misioni i NATO-s ka ndihmuar Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor që të jetë një vend i sigurt. Shoh progres të madh në situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, por mbetet prapë shumë për tu bërë.Sa i përket marëdhënies me Serbinë, kreu i NATO-s vlerëson Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve me serbët që jetojnë në Kosovë.Stoltenberg: 'Për të lënë të kaluarën mënjanë dhe për të vazhduar në të ardhmen ne kemi parë se si ju keni festuar Krishlindjet së bashku me serbët dhe kjo është për të iu përgëzuar"I pyetur rreth terrorizmit, Stoltenberg tha se esktremizmi nuk i përket asnjë feje apo kombi dhe se lufta kundër tij vijon.Gjatë vizitës në Prishtinë, kreu i NATO-s u takua me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo dhe trupat e KFOR të dislokuara në Kosovë.Ai u prit në takime nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, dhe ministrat Branimir Stojanovic dhe Haki Demolli./Oranews.tv/