Rama në QSUT, debate të forta me shefat e shërbimeve për testimin

Në kulmin e diskutimeve të testimit të mjekëve dhe mënyrës sesi do të zhvillohet ai, Kryeministri Edi Rama ka preferuar të ketë vetë një takim me përfaqësues të bluzave të bardha në QSUT.Në orën 13:00 kryeministri Rama dhe Ministri Ilir Beqaj takuan shefat e shërbimit dhe profesoriatin e Universitetit të Mjekësisë.Takimi ishte informal pa praninë e medias dhe u zhvillua në ambjentet e Fakultetit të Infermierisë në QSUT.Ora News pyeti në telefon disa nga shefat e shërbimeve për këtë takim dhe sipas tyre bluzat e bardha kanë shprehur shqetësimin sesi do të bëhet testimi dhe nga kush.Kjo sepse nëse testimin e bëjnë profesorët e Fakultetit të Mjekësisë dhe shefat e shërbimit ata do të mbeten vetë jashtë testimit.Por zyrarisht Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ky staf do të jetë pjesë e konsultimit, por metodologjia nuk është vendosur ende.Jo zyratisht kryeministri Edi Rama mësohet të ketë thënë se testimi është proçes i pakthyeshëm, do të bëhet dhe duhet të ishte bërë më herët.Takimi ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa dhe punonjësit e sigurisë janë kujdesur që kamerat të qëndrojnë në distancë.Kjo është vizita e dytë brenda 24 orëve e kryeministrit Rama në QSUT. E para ishte një ditë më parë për të parë invesimet në këtë qëndër spitalore.Ndërsa vizita e dytë për testimin e mjekëve vjen në kohën kur një pjesë e konsiderueshme e bluzave të bardha e kanë kundërshtuar, duke thënë se liçenca dhe kreditet janë mjaftueshëm për të dëshmuar profesinonalizmin e tyre.Pak minuata më pas kreministri Edi Rama komentoi në rrjetet sociale takimin në QSUT.Kryeministri shkruan se takimi ka qenë në mirëkuptim dhe në angazhim reciprok me përfaqësuesit e mjekëve në QSUT.Sipas tij testimi është domosdoshmëri në rrugën e rilindjes së shëndetësisë. Ora News pyeti edhe Ministrinë e Shëndetësisë për këtë takim dhe Ministria thotë se ky ishte një takim pune për testimin e mjekëve.Sipas Ministrisë testimi do të nisë në shkurt për infermierët e laborantët dhe në mars për mjekët.Edhe një herë Ministria sqaron se nuk do të ketë largime të mjekëve nga puna.