Test mendor për t'u bërë shofer, Haxhinasto: Do zbatohet brenda vitit
Masa më të rrepta për të gjithë ata persona që tashmë do të duan të marrin një leje drejtimi. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, bëri me dije se brenda këtij viti do të hyjë në fuqi testi psiko-fizik i cili do të vlerësojë aftësinë e një personi në drejtim. Një tjetër element për të rritur transparencën do të jetë edhe regjistrimi biometrik. Ndërkohë që brenda tre muajve pritet të nisë edhe zbatimi i patentës me pikë.Tiranë- Për të drejtuar një automjet në Shqipëri tashmë duhet ti japësh llogari jo vetëm shtetit, por edhe kompjuterit.Projekti është prezantuar nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, dhe pritet të vihet në zbatim brenda këtij viti.“ Testi psiko-fizik është një test që do të testojë aftësisë psikike dhe fizike të drejtuesve të mjeteve, aftësinë e tyre për të përballuar të gjitha ata ngacmues që shfaqen gjatë kohës së drejtimit të automjeteve”.Haxhinasto deklaroi se shumë shpejt në Shqipëri do të aplikohet regjistrimi biometrik, çka synon ti japë fund blerjes së patentave.“Duhet të vendosim dhe një element tjetër të rëndësishëm të tekonologjisë së informacionit që është regjistrimi biometrik i kandidatëve, veçanërisht në momentin e testit teorik”.Brenda tre muajve drejtuesit shqiptar do të pajisen me patenta me pike, të cilat do të hiqen në bazë të shkeljeve.“ Është një zhvillim shumë i rëndëishëm i patentes me pikë dhe realizimi i saj, implementimi i saj duhet të bëhet detyrimisht brenda tremujorit të parë të këtij viti, duhet të fillojë të realizohet praktikisht”.Pikët maksimale që duhet të ketë çdo drejtues automjeti janë 20. Ndërkohë që në bazë të shkeljeve do të hiqen pikët që shpjegohen në tabelë.Për ti rifituar përsëri pikët duhet që drejtuesi të mos kryejë shkelje për dy vite ose ti nënshtrohet përsëri testimit.