Malësi e Madhe, mësuesja rreh nxënësin në klasë, në hetim
Kjo video ka shokuar jo vetëm prindërit e këtij nxënësi që dhunohet në mes të klasës, por të gjithë opinionin publik.Ndërsa kjo është Suela Piranaj, mësuesja 34-vjeçare e matematikës në shkollën 9-vjecare "Prekë Gjoni" të fshatit Bajzë, në komunën Kastrat të rrethit Malësi e Madhe, ku edhe është filmuar duke dhunuar njërin prej nxënësve.Në këtë filmim të nxënësve, mësuesja duket qartë tek dhunon këtë nxënës të identifikuar me inicialet E.C. Arsyeja e dhunës, një përgjigje e gabuar, që e bën ngjarjen edhe më skandaloze.E vënë në dijeni për këtë skandal, Drejtoria Arsimore e Shkodrës, fillimisht ishte më shumë e shqetësuar për kohën e xhirimit të videos, se për vetë fenomenin.Fillimisht njoftoi një grup verifikimi dhe më pas pezullimin e mësueses Suela Piranaj, ndërsa vendimin përfundimtar për të ardhmen e saj në sistemin e arsimor thotë se do e marrë ditën e hënë në koordinim edhe me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.Por ndërsa pret vendimin e shefave të saj në arsim, mësuesja pasditen e së premtes ka mësuar atë të policisë që e ka vënë në ndjekje penale në gjendje të lirë mësuesen për ushtrim dhunë dhe shpërdorim detyre.
Në foto: Suela Piranaj, mësuesja që rrahu nxënësin[/caption]