Një sirian në zemër të Çarshisë së Prizrenit

"Ballkan Magazine" e Ora News të gazetares Linda Karadaku  shkoi një ditë në Prizren.Qyteti në perëndim të Kosovës është një kryqëzim kulturash, feshë, nacionalitetesh. Shumë turistë të huaj por dhe shqiptarë nga Shqipëria, apo dhe diaspora kur vizitojnë Kosovën nuk largohen pa u kthyer në Prizren.Në Prizren jetojnë shqiptarë turq, serbë, romë, egjiptanë, por nuk ka urrejtje ndaj njëri tjetrit.Aty në mes të Çarshisë jeton dhe një sirian. Ai është Bekri Shishman. Në Alepo të Sirisë ka lënë shtëpinë dhe gjithë plaçkat, për të nisur një jetë të re, pa luftë, në paqe me shqiptarët, pikërisht mes tyre.Ka hapur një dyqan parfumerie. Shishet vijnë nga Arabia ndërsa parfumi vjen nga Franca. Me nënë shqiptare, nga Kavaja, dhe baba sirian, Shishman jeton në Prizren prej 2 vitesh e gjysmë.“Shqiptarët më kanë pritur mirë. Jam shumë I kënaqur” thotë ai.Kur e pyet për Sirinë të flet me keqardhje“Atje është tollovi e madhe. Njerëzit po vdesin me faj e pa faj. Lufta nisi vetëm për liri por pastaj u ndryshua dhe e kanë bërë për fenë. Tani po bëhet ma shuëm për të mos gjetur rrugëdalje”[caption id="attachment_454140" align="alignnone" width="640"]Bekri Shishman Bekri Shishman duke folur për Ballkan Magazine[/caption]Në gjurmët e traditësPrizreni njihet dhe për punimet me stolitë e filigranit prej ari dhe argjendi. Në gjurmët e traditës shumë argjendarë shqiptarë vazhdojnë këtë zanat, megjithëse ka shumë mundim, por që pëlqehet shuëm sidomos nga turistët. Ndue Paluca është një nga ato argjendarët që në "Ballkan Magazine" rrëfen si përpiqet ta përcjellë zanatin tek të rinjtë e sotëm.Thonë nëse vjen e pi ujë nga shatërvani në zemër të Çarshisë vjen prapë në Prizren.Kjo është dhe arsyeja që shumë turistë kthehen atje por mund të jetë dhe një arsye e bashkëjetesës. [caption id="attachment_454138" align="alignnone" width="640"]Ndue Paluca Ballkan Magazine Ndue Paluca[/caption]