Skandali i Sigurimeve, debate të forta PS-PD në emisionin "Ekopolitikë"

Skandali me sigurimet shoqërore në institucionet shtetërore solli debate të nxehta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në studion e emisionit “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe në Ora News.Enkelejd Musabelliu, këshilltar i Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, foli për 69 731 subjekte debitore me një borxh total prej 111 miliard lekësh, prej këtyre 1190 subjekte shtetërore.Musabelliu listoi edhe institucionet në nivel lokal dhe qëndror që kanë debi.“ Me mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore merret Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve prej 2005. Dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore vjen rregullisht evidenca nga Tatimet mbi numrin e kontribuesve, listpagesat si dhe situata mbi borxhet. Shifra e fundit që ne zotërojmë është për 31 dhjetorin 2014 dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve na rezulton se janë 69 731 subjekte debitore me një borxh total prej 111 miliard lekësh.Numri i subjekteve shtetërore debitore ka rënë në 1190, pasi kanë paguar që kur u dha alarmi. Dhe bizneset kanë filluar të lajnë debinë. Te subjektet shtetërore me debi më të madhe janë ujësjellësat, një borxh i krijuar nga 2007 e deri tani, ka institucione të pushtetit lokal, ka shumë reparte ushtarake që kanë një debi shumë të lartë, Aluizni është debitor në shumë qarqe të vendit. Siç ka dhe institucione qëndrore psh Ministria e Mbrojtjes, disa Drejtori Arsimore, vetë Institucioni i Sigurimeve Shoqërore në Elbasan kishte një debi të vogël”.Një fakt i tillë u kundërshtua nga deputeti demokrat Sherefedin Shehu. Në cilësinë e ish-Ministrit të Financave, ai tha se kjo çështje nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Mirëqënies. Ndërsa lidhur me shifrat e publikuara ai tha se janë një spekulim.“ Nëse flitet për institucione që financohen nga buxheti i shtetit kjo është e pamundur të ndodhë përveç një teprice të paderdhur në periudhën 1-2 mujore që janë periudhat e rakordimit mes administratës tatimore dhe asaj të punës. Kemi një problem parimor. Ministri i Punës ngutet për të dalë në publik për gjëra që nuk i di. Pas tij ngutet Kryeministri, sepse Ministri Veliaj tha se 1400 që e pamë ne.Vetë nëpunësi i Ministrit thotë që kjo nuk është përgjegjësi e jonë që përkthehet ne nuk e dimë këtë punë, e dinë tatimet. Ministri i Punës ka standarde në institucione. Nëse ka një listë punojësish të siguruar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, kjo listë azhornohet ditë për ditë dhe nëse për një muaj nuk i paguhet kontributi në këtë muaj quhet i pasiguruar, nëse i paguhet i shtohet një muaj i siguruar.Dhe në fund bëhet bilanci, kaq muaj ka viti, kaq muaj ke të siguruar. Janë gënjeshra, gënjen Ministri sepse nuk e di këtë punë. Ministri i Punës ka deklaruar atë shifër për tetorin, por unë kam dëgjuar Kryminisrin që thotë 1600. Problemi nuk ekziston, sespe kemi miratuar në buxhetin për 2015, 2.268 institucione buxhetore. 1400 që u referua i bie të jetë 75% e institucioneve, a ka kuptim kjo?Ministri në amullinë e shifrave, se i përdor qëllimisht për të krijuar konfuzion, ka thënë që në 250 000 të pasiguruar 53 000 i takojnë institucioneve buxhetore. Numri total i punonjësve publik të miratuar në ligjin e buxhetit është 87 mijë veta, këta e kanë shtuar sivjet rreth 2-3 mijë, policët, e kanë bërë rreth 90 mijë. Dhe në 90 mijë, 50 mijë të pasiguruar do të përbënte skandal”.Sipas Shehut pagesa e detyrimeve rregullohet përmes lighit të buxhetit dhe nëse ka devijime ka penalitete të rrepta.“Kjo është çështje e mirëfillte fiskale, këta nuk e dinë se kush duhet të paguajë sigurime shoqërore. Këta nuk mund të thonë shifra. Në sektorin publik ka një proçedurë e cila kur bëhet buxheti thotë “ nuk mund të shtosh asnjë lek në paga nëse paralelisht me të nuk shton sigurimet shoqërore”.Thesari nuk të lë të paguash paga nëse nuk çon dhe urdhërxhirimin e sigurimeve shoqërore. Nëse kjo bëhet, këtë mund ta ketë bërë Shkëlqim Cani dhe Ministri i tij. Këto janë çështje që menaxhohen me ligjin fiskal jo me ligjin e punës. Nëse këto gjëra ndodhin duhet të dalë Ministri i Financave, Drejtori i Tatimeve dhe të thotë që ky subjekt ka raportuar kaq njerëz dhe nuk ka paguar sigurimet shoqërore.Po kjo nuk mund të ndodhë se ka një sistem penalizimi me një gjobë marramendëse nëqoftëse ti mban dikë në punë dhe nuk e raporton. Aq më tepër që nëqoftëse nuk e ke raportuar do të thotë se ti ke hyrë në një proçes formal. Pra ke formalizuar numrin e punëtorëve dhe nuk ke paguar sigurimet, dhe me këtë rast u nënshtrohesh penaliteteve që parashikon ligji fiskal”.  Pretendimit të Shehut se Ministria e Mirëqënies po hyn në kompetenca që nuk i takojnë, Musabelliu iu përgjigj me këtë argument:“ Ministria e Mirqënies Sociale merret me këtë çështje sepse, edhe pse mbledhja e kontributeve është përgjegjësi e Tatimeve garantimi i të drejtav e të punëtorëve është përgjegjësi e Ministrisë tonë. Janë 53 mijë individë që kanë boshllëqe të pagesës së sigurimeve. Të shpjegoj vetëm një skemë si ka ndodhur. Miratohet buxheti për një strukturë organike prej 200 personash. Gjatë vitit këto institucione marrin në punë punonjës të tjerë me kontratë të përkohshm e dhe ju jeni në dijeni.Por kjo deklaratë nuk ishte bindëse për zotin.Shehu, pasi sipas tij punonjësit shtetëror gëzojnë status dhe nuk kanë nevojë për mbrojtje.“ Po flet për publikun apo privatin? Ndaji.Punonjësit shtetërorë kanë status, nuk kanë nevojë të mbrohen nga ti”.Për ish-numrin dy të Financave gjatë qeverisjes së djathtë një skandal i tillë mund të krijohet vetëm me këtë skemë:“I ka urdhëruar Ministri. Bëhen në kuadër të marrëveshjeve personale, me telefon i ka bërë Ministri”.Kaq mjaftoi që Musabelliu ta kalojë sërish topin nga fusha e kundërshtarit:“Ju jeni përgjegjës pra se është borxh i krijuar gjatë kohës suaj”.Ndërkaq deputeti socialist, Ervin Koçi, duke e cilësuar një skandal në financat publike, tha se në ditët në vazhdim do të ketë masa konkrete.“Është një borxh goxha i madh. Besoj që Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Këshilli i Ministrave do kenë angazhim maksimal që kjo gjë të zbardhet, kur është krijuar ky debit? Vetëm në qarkun e Dibrës janë 30 institucione buxhetore që janë debitor nga 2006 deri në fundin e 2013. Janë 101 njësi vendore në qarkun e Dibrës, vetëm zyra arsimore e Matit ka 44 milion lekë debi.Ka shumë arsye, për mungesë të fondeve, vonesa e disporcionit të fondeve. Dega e thesarit të Tropojës është debitor. Qeveria ka ndryshuar destinacionin e lekëve.Një arsye e tretë është shtimi i numrit të punonjësve si në rastin e Aluiznit. Ky është një skandal në financat publike, në ditët në vazhdim do të shikoni dhe masat që do merren”.Në përfundim të diskutimeve deputeti Sherefedin Shehu dha një sugjerim për mazhorancën sesi mund ti dalë në krye këtij problemi.“Bëni një polici për sigurimet shoqërore, për ndërtimin dhe energjinë e bëtë”.