Makina përplas këmbësorin në aksin Elbasan-Librazhd, vdes 80-vjeçari

Një i moshuar ka humbur jetën, teksa u përplas në rrugë nga një automjet. Aksidenti u regjistrua në orët e mbrëmjes në aksin Elbasan – Librazhd, ndërsa viktimë ka mbetur 80-vjeçari, Dylah Bufi.Mësohet se Bufi po kalonte në anën tjetër të rrugës kur është përplasur nga mjeti me targa AA 276 GI. Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Policia e mbërritur në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Aksi rrugor Elbasan - Librazhd, mbetet një aks problematik dhe burim aksidentesh, pasi mungon sistemi i ndriçimit, sinjalistika e barrierat.[caption id="attachment_452959" align="alignright" width="592"]Në foto: mjeti që përplasi këmbësorin dhe këpuca e viktimës Në foto: mjeti që përplasi këmbësorin dhe këpuca e viktimës[/caption]