Vjedhja e automjeteve, Policia Lezhë: Të vendosen kamera sigurie

Në qarkun e Lezhës së fundmi vërehet një shtim i rasteve të vjedhjes së makinave luksoze. Bëhet fjalë për 11 raste në 1 muaj në qytetin e Lezhës dhe të Laçit, ndërkohë që nuk ka asnjë të arrestuar. Policia dyshon për një grup profesionist, pasi në vengjarje nuk lihet asnjë gjurmë. Në këto kushte Komisariati i Policisë në Lezhë i ka kërkuar Bashkisë që të vendosë kamera sigurie në disa pika të qytetit.Lezhë- Vjedhja e automjeteve është kthyer në një problem per qytetaret e Lezhës dhe Laçit.Vetëm në harkun kohor të një muaji janë vjedhur 11 automjete, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar për këto ngjarje.Kjo situatë ka vënë në alarm edhe vetë policinë e Qarkut të Lezhës, e cila nuk ka mundur që të bjerë në gjurmët e autorëve.Vjedhjet e automjeteve kryhen kryesisht gjatë orëve të natës, ndërsa makinat e pikasura nga hajdutët më së shumti janë të tipit " Mercedez Benz".Policia ka dyshime për të njëjtin grup kriminal që vepron si në Lezhë ashtu dhe në Laç, ndërsa dyshohet se përsonat në fjalë janë hajdutë profesionistë për vjedhjen e automjeteve, pasi nuk lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.Përballë kësaj situate Komisariati i Policisë në Lezhë i ka kërkuar Bashkisë që të vendosë kamera sigurie në disa pika të qytetit.Kreu i Bashkisë, Viktor Tushaj, shpjegon se tuba për fibra optike është një zgjidhje që pritet të konkretizohet shumë shpejt.Ndonëse Policia e Lezhës ka shtuar patrullimet gjatë orëve të natës në çdo lagje dhe rrugë të qytetit dhe të zonave perreth, kjo nuk ka mjaftuar për ti vënë fre vjedhjes së automjeteve.