Minatorët ngujohen në galeri,Thaçi: Trepça, pasuri e jona

Pas vendimit të djeshëm të parlamentit të Kosovës për të shtyrë dërgimin në parlament të ligjit që do t'i japë zgjidhje çështjes së Trepçës, në minierë është ndërprerë puna.Minatorët janë ngujuar në galeritë e nëntokës dhe kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës të japin shpjegime se cili do të jetë fati i kompanisë.Me ta ka biseduar Drejtori i kompleksit, Ahmet Tmava, i cili tha se 200 deri 250 punëtorë momentalisht nuk janë duke punuar dhe po kërkojnë garanci shtesë nga liderët institucionalë.Dje Kuvendi i Kosovës vetëm me votat e pozitës aprovoi ligjin Për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, i cili vetëm parandalon likuidimin dhe falimentimin e kompleksit industrial, por nuk përcakton pronësinë ndaj këtij gjiganti ekonomik.Në lidhje me Trepçën është pyetur edhe zëvendës.kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili deklaroi se çështja nuk do të diskutohet askund përveçse në parlamentin e Kosovës.Ish-kryeministri i Kosovës tha se bashkë me ekspertët ndërkombëtarë do të nxjerrin një legjislacion të përshtatshëm për stabilizimin e kësaj ndërmarrje.Ndërkohë Qeveria e Serbisë paralajmëron se kjo çështje do të diskutohet në takimin e dialogut të 9 shkurtit në Bruksel.Ministri serb i Ekonomisë, Zhelko Setiç, tha se Prishtina zyrtare, e gjendur para presionit ndërkombëtar, është detyruar ta heqë nga rendi i ditës ligjin për pronësinë e ndërmarrjeve publike.