Çela: S'u kemi kërkuar librezën deputetëve, kanë imunitet

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike nuk ka kërkuar në asnjë moment dorëzimin e librezave të energjisë nga deputetët dhe në këtë pikë është abuzuar.Kështu shprehet nga Shkodra administratori i përgjithshëm i OSHEE Adrian Çela."S'kemi kërkuar librezat deputetëve. Ata kanë imunitet, por ata janë si çdo qytetar tjetër dhe duhet të paguajnë energjinë" tha ai.Ardhjen në kryeqendrën e veriut që shënon edhe nisjen e një plani inspektimi në të gjithë vendin, Çela e lidhi me faktin se në këtë qark ka shumë problematika me investimet në rrjet, ndërhyrjet e paligjshme dhe arkëtimet.Administratori i OSHEE sqaroi se nga mesi i vitit nis pajisja me matësa në familjet ku mungojnë si dhe investimi në vlerën e 1.5 deri në 2 milion dollarëve me kabull ABC vetëm për Shkodrën.Ankesat e konsumatorëve që kanë kapur shifrën e 50 mijë të tillave, administratori Çela i quan të drejta. Zyrtarisht ai pranon se “Kujdesi ndaj klientit: është një nga pikat më të dobëta që do të reformohet së shpejti.Në fund Çela ka theksuar se OSHEE nuk bën arrestime dhe qytetarët që kryejnë lidhje të paligjshme të energjisë, përballen me akuzat e prokurorisë. Aktualisht në Shkoder niveli i arkëtimeve shkon në afro 80% në qytet dhe 65 % në fshat.