Kushtet në TKOB, Drejtorja artistike bashkohet me shqetësimin e artistëve
Shqetësimit të artistëve jashtë kamerave për kushtet në të cilat zhvillohen provat, por edhe koncertet në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë i bashkangjitet edhe Drejtoresha artistike, Abigeila Voshtina.Në datë 23 janar është koncerti i rradhës në TKOB dhe Drejtoresha Voshtina pohon se do të jetë e detyruar si të gjithë artistët që të performojë në këto kushte, duke qenë se për momentin nuk ka ende asnjë projekt për përmirësimin e kushteve.Mozart, Domenico Cimarosa dhe Alessandro Rolla, janë tre kompozitorët veprat e të cilëve janë përzgjedhurnë koncertin "Klasikët në Opera",pjesë të cilat janë lehtësisht të kuptueshme dhe shumë të pëlqyera për publikun."Klasikët në Opera" është koncerti i cili vjen pas baletit "Risveglio dell Umanita" në skenën e TKOB.