Përgjimet zbuluan “bandën e C4”, atentate në Krujë e Fushë-Krujë
Dritan ose (Febjus) Dauti,Dashnor Dumani, Asllan Plaku, dhe Bledar Plaku, katër personat e arrestuar në Durrës me 17 janar 2014, për prodhimin e minave me celularë janë autorë të sulmeve me lëndë plasëse ndaj komisariatit të policisë së Fushë Krujës dhe shumë shpërthimeve të tjera që kanë tronditur vendin.Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur të gjithë veprimtarinë e grupit, tashmë e provuar dhe e dokumentuar.Në dosjen e dorëzuar në gjykatë, akuza ka provuar se grupi ishte i aftë të vendoste eksploziv në vende publike, makina apo objekte të tjera me kushtin e vetëm të shpërblimit monetar.Madje hetimet e Prokurisë tregojnë se korrektësia në pagesa ka qenë shqetësimi kryesor i grupit. Në dosjen e organit të akuzës thuhet po ashtu se janë siguruar të dhëna se këta shtetas dyshohet se mund ta vendosnin lëndën shpërthyese edhe duke e telekomanduar shpërthimin nga distanca.Hetimi dhe zbulimi i bandës ka nisur në bazë të informacioneve të siguruara nga ana e Policisë së Shtetit se Dritan Dauti kryente një sërë veprimtarish të paligjshme, vepra me qëllime terroriste dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.Prokuroria po ashtu ka zbardhur dhe detajet e operacionit gjatë të cilit u arrestuan dhe katër personat e sipërpërcituar dhe u sekuestrua lënda plasëse.Detajet e operacionit te arrestimitProkuroria bën me dije se “Në datë 17.01.2015 në orën 16.20 në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën në afërsi të mbikalimit për këmbësor në Shën Vlash, u konstatuan shtetasi Fabjus ( Dritan) Dauti, një person tjetër rreth moshës 30 vjeç, i cili mbante në dorë një qese të kuqe.Në këto moment kanë ndërhyrë oficerët e policisë, të cilët kapën në duart e tij tre kallëpe, në trajtë cilindrike, me përmasa të ndryshme, të mbështjellë me natriban të zi, me dy fije të dala nga pjesa e trupit. Këto material dyshohet se janë lëndë shpërthyese e llojit eksploziv C4.Në momentet e këmbimit të lëndës plasëse kanë qenë të pranishëm dhe janë kapur nga policia edhe shtetasit e dyshuar Dashnor Dumani, Bledar Plaku e Asllan Plaku”.Në bazë të provave Gjykata e Krimeve të Rënda i ka lënë në burg të katër personat e arrestuar. [caption id="attachment_452872" align="alignright" width="655"]
Në foto: Minat celular të sekuestruara nga policia[/caption]