“Burrneshat” në Berlin, filmi shqiptar konkuron për çmimin “Ariu i Artë”
22 është numri i filmave të përzgjedhur nga e gjithë bota për të konkuruar në Biernale për çmimin "Ariu i Artë".Ndër to edhe filmi "Burrneshat" i mbështetur në romanin e autores Elvira Dones me titull "Hana", me regji dhe skenar të italianes Laura Bispuri.Bashkëprodhuesja e filmit, Sabina Kodra, për të cilin janë dashur plot tre vite për ta realizuar, thotë se zgjedhja e një aktorje italiane për të luajtur rolin e vajzës malësore shqiptare ishte ide e regjisores, që falë dhe shqipes së saj të përkryer arriti ta realizojë shumë mirë.Filmi "Burrneshat" do të konkurojë në datën hyn në konkurencë zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit me datën 12 shkurt 2015 dhe ka një mesash sensibilizimi për të gjithë femrat.Festivali Ndërkombëtar i Berlinit do të mbahet nga data 5 deri në 15 shkurt në Berlin.