Krasniqi lë mandatin, deklaron se i shërbeu vendit, s’ jep arsye për vendimin
Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka hequr dorë nga mandati i tij si deputet i Kosovës.Një vendim të tillë ai e ka bërë me dije përmjes një postimi në faqen e tij zyrtare në fb.Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, mes rreshtave ka deklaruar se si politikan i ka shërbyer vendit të tij, por pa u ndaluar shumë në arsyet e këtij vendimi.“Përveç motivit të përgjithshme për tu marrë me politikë, për të kontribuar për vendin me përvojën e fituar nder vite, mbetja në politikë apo ambicie politike për motive personale nuk kam, pasi në ketë plan kam realizuar më shumë sesa kam synuar”.Burime të Gazetës Tribuna bëjnë të ditur se Krasniqi për këtë vendim e ka njoftuar edhe administratën e Kuvendit.Jakup Krasniqi ishte zgjedhur deputet në zgjedhje e fundit parlamentare të mbajtura me 8 qershor të vitit të kaluar, si kandidat i Nismës për Kosovën.