Romët në Fier në varfëri ekstreme: Duam punë e arsimim të fëmijëve

Komuniteti rom në Fier, ka apeluar që të kthehen sytë nga kjo shtresë që prej vitesh jeton në një varfëri ekstreme. Me një ndihmë ekonomike prej 2 mijë lekësh në muaj, ata thonë se gjithmonë janë ndier të diskriminuar, ku edhe fëmijët në shkollë nuk dëshirojnë të shkojnë pasi tallen me ta se janë të komunitetit rom.Fier-Komuniteti rom në Fier ndodhet në kushte ekstreme ekonomike. Me asnjë person të punësuar, ata jetojnë kryesisht nga dy kurora në një banesë të vogël.Romët në lagjen “Drizë” të komunës Qender tregojnë se të vetmet të ardhura kanë ndihmën ekonomike prej 2 mijë lekësh dhe kanaçet që mbledhin koshave të mbeturinave, ndërkohë që mundësitë për të shkolluar fëmijët i kanë pothuajse inekzistente.Problem ekzistent mbetet strehimi, arsimimi i fëmijëve rom dhe punësimi.Pa asnjë të ardhur dhe përkrahje nga shteti, banorët rom ndihen të diskriminuar dhe kjo sjell për ta vështirësi në integrimin e tyre.