Mjekët firmosin peticion "JO testimit". MSH: Vendimi është marrë
Bluzat e bardha të cilat kundërshtojnë testimin kanë nisur të plotësojnë një peticion. Deri më tani nënshkruesit e këtij peticioni janë 300, ndërsa pritet të shkojë në 500 numri i tyre për t’iu dorëzuar institucioneve më të larta në vend. Mjekët vetë shprehen se nuk kanë përse të testohen nga shteti kur testohen çdo ditë nga pacientët. Kundër ka dalë edhe Sindikata e Shëndetësisë. E pyetur për këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht thotë se vendimi është marrë dhe është i pandryshueshëm, ndërsa plani i testimitdo të behet publik në një moment të dytë.Tiranë-Për të kundërshtuar testimin, mjekët kanë nisur të plotësojnë një peticion që do ti drejtohet Presidentit Bujar Nishani, kryetarit të parlamentit Ilir Meta, Kreyministrit Edi Rama, Avokatit të Popullit Igli Totozani, Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj deputetëve dhe Komisoneve parlametare të shëndetësisë dhe arsimit.Po ashtu janë duke u shfrtëzuar të gjitha rrjetet sociale për të bërë thirrje të mos bëhen pjesë e testimit.Mjeku kardiolog, Petrit Vargu, tha se deri më tani numri i firmëtarëve është mbi 300 persona, pritet të shkojë deri në 500 dhe do ti dorëzohet zyrtarisht institucioneve. Ai u shpreh se mjekët i testojnë pacientët e nuk ka nevojë ti testojë shteti.“Peticioni tashmë ka nisur, ka një lumë mjekësh dhe personeli mjekësor që kanë firmosur sepse të them të drejtën këta nuk mendojnë dhe për anën morale. Më thoni ju, një mjek që merr 5 në testim a mund ti dalë para pacientit? Ata që drejtojnë çfarë prodhimi kanë dhënë për organizimin shëndetësor?Të fillojmë dhe ti testojmë ata dhe pastaj jemi dhe ne gati. Dhe nëse mjekët kanë dalë të dobët është faji i profesorëve. Të fillojmë dhe të testojmë profesorët. Nëse do të bëjmë testim ne e dimë se kush duhet të testohen të parët. Testimin më të mirë ne na e bën populli”.Kunder testimit është shprehur dhe Sindikata e shëndetësisë. Zëvendës.Presidenti, Petrit Frangu, thotë se testimi është i dyshimtë, mund të shoqërohet me largime nga puna, ose mund të punësohen militantë.“Ne kërkojmë që Ministria e Shëndetësisë të nxjerrë shkaqet pse e bën këtë testim, pikërisht në këtë moment? Kush i nxjerr tezat e testimit, cilët njerëz merren në testim? Sepse gjykatësi më i mirë kasrhi punonjësve të shëndetësisë është populli. Këta mjekë, këta infermierë me gjithë dobësitë që kanë janë heronj në shërbimin ndaj popullit”.Ora News pyeti Ministrinë e Shëndetësisë për këtë vendim për bluzat e bardha, i cili po shoqërohet me qëndrime të ndryshme nga grupet e interesit.Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht thotë se vendimi është marrë dhe është i pandryshueshëm, ndërsa plani i testimit do të behet publik në një moment të dytë.Ndërsa për arsyet, Ministria edhe më herët ka listuar 5 pika kryesore, të cilat lidhen me monitorimin e vazhdueshëm të bërë në sistemet shendetësore dhe problemet e ndeshura në të, raporet e USAID për qëndrat shëndetësore, nevoja për mbulimin universal të popllatës dhe përgjigjet që rezultojnë negative, qoftë të analizave laboratorike, apo qoftë atyre imazherike që kërkohen rëndom nga mjekët e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.Sipas Ministrisë, ky testim do të jetë fotografim i situatës në vend dhe nuk do të ketë largime nga puna.