Belgjika në alarm nga shqiptarët, Francken: S’japim azil, nuk u bë deti kos!
Me shprehjen shqiptare "Belgjika nuk është vendi ku deti është bërë kos" sekretari i Shtetit për Azilin dhe Imigracionin Theo Francken u ka mbyllur shqiptarëve çdo derë për të përfituar azil në shtetin europian.Nga Shkodra, kryeqyteti i azilkërkueseve për Shqipërinë, Francken zbuloi se Belgjika përballet me rreth 500 kërkesa në vit, ndërsa paralajmëroi se rritja e fluksit vendos në rrezik liberalizimin e vizave.“Dëshiroj ta përsëris është sidomos në interes të Shqipërisë dhe popullit shqiptarë që të përcillet mesazhi se liberalizimi i vizave nuk duhet konsideruar si një mundësi për të abuzuar me kërkesat për azil.Por nga ana tjetër kur konstatojmë që sasia e përsonave që abuzojnë me liberalizimin e vizave mbetet njësoj, ose rritet nga viti në vit kjo do të thotë që gjendemi përballë një problemi shumë të madh, dhe për këtë arsye unë ndodhem në Shkodër. Ne shpresojmë që Shqipëria do të vazhdojë që të jetë në regjimin e liberalizimit të vizave”.Gjakmarrja është karta me të cilën shqiptarët kërkojnë më së shpeshti azil në vendet e Bashkimit Europian, por për Belgjikën ajo tashmë është e djegur.“Shume azilkerkues, nga 500 kerkesa ne vit, vijne nga Shkodra, 90 - 95% e rasteve dhe si motiv paraqesin gjakmarrjen. Ky motivim perligjet në vërtetime të rreme dhe natyrisht që kërkesa refuzohet automatikisht, pasi ne i studiojme rastet me imtësi”.Në kuadër të luftës ndaj fenomenit, Francken tha se Belgjika ka forcuar legjislacionin, ndërsa zbuloi se lista e azilantëve shqiptare të cilëve u është refuzuar kërkesa do ti përcillen çdo muaj autoriteteve shqiptare.