Siguria në vend, PD-PS vijojnë me akuza të ndërsjellta
Ngjarjet kriminale në vend dhe trafiku i lëndëve narkotike, vijojnë të jenë "mollë sherri" mes mazhorancës dhe opozitës.Rastet e fundit të shpërthimeve me tritol, por dhe laboratori i kokainës në Xibrak të Elbasanit, për demorkatët janë dëshmi tronditëse të faktit se kryeministri Edi Rama dhe Ministri i tij vazhdojnë të ndjekin kursin e mbajtjes së Policisë larg detyrës së saj themelore, që është rendi dhe siguria publike.Por Partia Socialiste, këto akuza i gjen të pamoralshme, pasi sipas deputetes, Blerina Gjylameti, ishin demokratët që në 8 vjet shkatërruan Policinë dhe shteti sfidohej nga bandat kriminale.Sipas socialistëve mbështetja e Policisë dhe mospolitizmi i aksioneve të saj, do ta bëntë sigurinë realitet të përditshëm.Deklarata e Ristanit“Rikthimi i atentateve me tritol, është një dëshmi tronditëse e faktit se Edi Rama dhe ministri i tij vazhdojnë të ndjekin kursin e mbajtjes së Policisë larg detyrës së saj themelore, që është rendi dhe siguria publike.Vetë fushata represive për energjinë, ndërkohë është selektive, debitorët e mëdhenj me 205 milionë janë në pushtet, ndërsa të pamundurit po mbushin qelitë.Largimi i policisë nga detyra e saj themelore, rendi dhe siguria, u pa qartë edhe në rastin e instalimit të fabrikës së Kokainës në zemër të Shqipërisë dhe ngritjes së atij rrjeti të rrezikshëm kriminal.Për më keq, informacionet e reja në lidhje me kolumbinë e Xibrakës, dëshmojnë për depërtimin e lidhjeve të krimit si metastaza, deri në nivelet më të larta të Policisë dhe Politikës.Duke u larguar nga fokusi i saj kryesor, duke u përdorur për porosi, prioritete politike dhe propagandë qeveritare, policia në fakt ka braktisur qytetarët në nevojën e tyre më të qënësishme, që është rendi dhe siguria.Partia Demokratike ka theksuar e vazhdon të theksojë, që Policia e Shtetit duhet të kthehet në detyrën e saj në luftën ndaj krimit, për të garantuar rend e siguri. Të kthehet tek arsyeja kryesore e ekzistencës së saj.Tregimi i forcës dhe i dhunës ndaj qytetarëve të zakonshëm, nga njëra anë, dhe flirtimi me bandat e trafikantët nga ana tjetër, është goditja më e madhe që mund ti bëhet rendit dhe sigurisë në vend.Shqiptarët nuk mund të rrinë gjatë duke u lutur që tritoli, plumbat, kokaina, burgimi i padrejtë të mos i afrohet në derë të shtëpisë.Të jemi të sigurt që po nuk reaguam, me këto përmasa që ka marrë krimi nën udhëheqjen e rilindjes, cdo shqiptar është i pasigurt.”Deklarata e GjylametitSulmet e Partisë Demokratike ndaj Policisë së Shtetit janë kthyer në sulme të përditshme, pavarësisht aksioneve të suksesshme; të cilat kanë çliruar Lazaratin nga prodhuesit dhe trafikantët e drogës; kanë ulur numrin e aksidenteve rrugore; kanë rritur zbulueshmërinë e krimeve. Janë sulme, që synojnë të përbaltin imazhin dhe punën e Policisë së Shtetit, që nuk po bën asgjë tjetër veçse po zbaton ligjin, në mënyrë të barabartë për të gjithë.Pushtetarët e djeshëm të rrënimit nuk e kanë dot, sot, moralin opozitar për të folur për shtet ligjor e për barazi para ligjit, sidomos në vigjilje të përvjetorit të 21 janarit.Ndërkohë shqiptarët e kanë ende të freskët se si kishte degraduar Policia e Shtetit për tetë vjet rresht. Sesi Lazarati sfidonte shtetin, ndërkohë që Shqipëria zhytej në listat e zeza të vendeve që prodhonin e trafikonin drogë.Megjithatë, opozita ka të drejtën të zgjedhë rrugën e vet, por Partia Socialiste e inkurajon Policinë e Shtetit për të vazhduar luftën e nisur ndaj krimit, trafikut, informalitetit.Ne bashkohemi me të gjithë opinionin publik kombëtar e ndërkombëtar që çmon ndryshimet dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit.Të vetëdijshëm se vendi ynë nuk është ndryshe nga vendet e tjera të Europës dhe se në Shqipëri ka mjaft probleme që lidhen me shkeljen e ligjit, ne jemi të bindur se duke mbështetur pa kursim Policinë e Shtetit dhe duke mos i politizuar aksionet e saj, problemet mund të lehtësohen dhe mjedisi më i sigurt për qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë e të huaj do të jetë realitet i përditshëm.