Shpërthim me bombë në Ukrainë, plagosen 14 persona

14 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të gjykatës në Karkiv të Ukrainës. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi gjatë një seance gjyqësore ndaj  një anëtari të Partisë Nacionaliste Svoboda.Në momentin e shpërthimit, një grup i mbështetësve të partisë po dilnin nga gjykata. Prokurori rajonal i Kharkivit, Artem Stepanov, tha se një nga 12 personat e shtruar në spital ndodhet në gjendje kritike për jetën."Deri tani 12 persona janë dërguar në spital dhe  mund të them se njëri prej tyre është në kushte të rënda shëndetësore", tha Stepanov.Shërbimet ukrainase të sigurisë e quajtën shpërthimin akt terrorist, dhe kanë nisur një hetim penal."Një trupë gjykuese do të klasifikojë aktin  si një sulm terrorist, në bazë të nenit 258 të Kodit Penal të Ukrainës," tha Stepanov.Që pas nisjes së krizës, sulmet janë bërë dicka e zakonshme në qyetetet lindore të ukrainës, të cilat mbeten nën kontrollin e Kievit, por janë afër Rusisë dhe kanë një popullsi të konsiderueshme ruse.Shpërthimi vjen pas një fundjave të përgjakshme në Donjesk, ku trupat ukrainase luftuan për tre dite me rebelët pro rusë për marrjen e kontrollit të aeroportit te qytetit. Ndërkohë misnitrat e Jashtëm të Bashkimit Europian diskutuan dje krizën e Ukrainës, duke u kërkuar palëve respektim të marrëveshjes së armëpushimit.