Trafiku i drogës, partitë të pakursyera në akuza, por asgjë konkrete

Ditët pasuese të zbulimit të laboratorit të drogës në Xibrakë të Elbasanit, njerëzit u detyruan të degjonin shpesh deklarata të ndrysheme nga politika.Dy Selitë e partive më të mëdha në vend nuk lanë asnjë cast t'u humbte kot pa akuzuar palën kundërshtare si pjesë e kësaj bande droge.Por pyetja shtrohet: Cfarë di më shumë se të gjithe ne Arben Ristani, Eduard Halimi, Ervin Bushati dhe Besnik Bare që bëjnë pyetje të tilla? Pse nuk bashkëpunojnë me drejtësinë nëse dinë dicka më shumë për këtë cështje? Cfare nënkuptojnë ata me të tilla pyetje?Më shumë se dicka serioze kjo mënyrë e te bërit politikë duket se është retorike pa kuptim dhe e kotë e partive politike për çdo ngjarje që ndodh në vend.Duket se kjo klasë politike nuk mund të ndryshojë nga zakoni i shpikur prej saj i të nxjerrit të përfaqësueseve të saj të lexojnë letra pa përmbajtje dhe pa ndonjë kuptim thelbesor në to përvecse baltes se hedhur ndaj kundërshtarit dhe teorise se duke folur dicka do tëe mbetet.