Rama letër pensionistëve: Skema e re përmirëson të ardhmen

Kryeministri Edi Rama i është dashur t'i kthehet traditës së vjetër, letrës, për tiu drejtuar pensionistëve për skemën e re të pensioneve.Shefi i qeverisë, pas urimit për 2015, rendit në letër përfitimet që do kenë pensionistët nga skema që ka nisur të zbatohet nga 1 janari.Rama kërkon ndihmën e pensionistëve që të nxisin pasardhësit e tyre të kontribuojnë për pensionet pasi shpëtojnë nga puna në të zezë, dhe përfiojnë pension më të lartë përmes punës së rregullt."2015, është vit shumë i rëndësishëm për reformën e pensioneve dhe beteja jonë ndaj paligjshmërisë e informalitetit në sigurime, shkruan Rama duke nënvizuar se skema e re përmirëson të ardhmen e të gjithëve, pasi çdokush që punon sot do ketë një pension të denjë nesër.”Rama garanton se reforma nuk prek asnjë nga të drejtat e fituara nga pensionistët, pasi ata do ta marrin pensionin të paprekur siç e kanë marrë deri sot.“Formula e re zbatohet për ata që dalin në pension pas 1 janarit 2015 dhe nuk kufizohet më nga asnjë pension tavan”Rama shkruan se Formula e re pensioneve më të lartë për ata që kanë kontribuar më shumë.

Leter e KM Rama Per Pensionistet