Meta apel Shkupit: Më shumë investime e punë për shqiptarët

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar  nga Parlamenti i Maqedonisë të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, pasi kjo përbën një provë për vullnetin tonë europian."Më lejoni që në emër të miqësisë sonë të sinqertë të shpreh bindjen e thellë për domosdoshmërinë e thellë të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Kjo marrëveshje na forcon dhe na afron më pranë njëri-tjetrit por edhe BE. Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është një gur prove i vullnetit tonë europian, një gur prove për paqen dhe harmoninë ndëretnike mbi egozimat nacional, të cilat janë dëshmuar përtej retorikës aspak të leverdisshëm për interesat të popujve tanë. Të gjithë qytetarët e vendit tuaj do të përfitonin nga një avancim i marrëveshjes që ju keni nënshkruar 14 vjet më parë."Gjithashtu, Meta kërkoi përfshirjen e shqiptarëve si faktorë shtetformues dhe ndarjen e buxhetit në mënyrë propocionale, sepse në këtë mënyrë zbutet pabarazia."Më konkretisht, duke vlerësuar progresin në inkurajojmë një ndarje propocionale buxhetore dhe një pjesëmarrje më të madhe të shqiptarëvë si faktorë shtetformues. Pabarazia e investimeve ka nevojë që të zbutetet deri në krijimin e një realiteti më të harmonishëm."Po ashtu kryeparlamentari Meta tha se duhet konkretizuar marrëdhëniet mes dy parlamenteve, duke sjellë në këtë mënyrë më tepër bashkëpunim“Shqipëria dhe Maqedonia  duhen të ngrenë marrëdhënien e tyre në një nivel më të lartë dhe më cilësor. Mbi themelin e fqinjësisë së mirë duhet të punojmë për besimin reciprok që është edhe celsi i një bashkëpunimi të qëndrushëm të bindur se i kemi nxënë mësimet e hidhura të historisë së Rajonit tone dhe që i përkasim një gjenerate që dimë te shohim në mënyrë europianë të ardhmen tonë.Marrëdhëniet mes dy kuvendve tona kanë një të vecantë, jemi për ti dhënë jete një hovi të ri këtyre raporteve. Rruga e mirëkuptimit është një shprehje e vullnetit të popullit që ne përfaqësojmë.Parlamentet tona duhet ta konkretizojnë më tej bashkëpunimit, përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare, por edhe administrative. Duhet të jemi më krijues në marrëdhëniet tona, të rrisim frekuencat e kontakteve. Kemi vërtet të bashkërendojmë shumë pëunë të përbashkëta dhe të integrohemi sa më shumë me njëri-tjetrin”, tha ndër të tjera Ilir Meta.Më pas vazhdojnë takimet e tjera me grupet parlamentare të partive politike, duke vazhduar takimin me kryeministrin Nikola Gruevski dhe më pas me presidentin Gjorgje Ivanov.Pasdite kryeparlamentari Meta ka rezervuar një shëtitje të zakonshme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.Në ditën e dytë të vizitës, janë paraparë takimet me krerët e partive politike, Ali Ahmeti e BDI-së, Menduh Thaçin e PDSH-së, por edhe takimi me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.Axhenda e Kreut të Kuvendit Ilir Meta në MaqedoniNë orën 11:00 Meta do mbajë fjalim në ParlamentNë orën 10:00 do të pritet nga homologu maqedonas, Trajko VeljanovskiNë orën 11:00 Meta mban fjalën përshëndetëse në Kuvendin e MaqedonisëNë 11:40 Meta takon kreun e grupit të miqësisë mes Kuvendeve, Orhan IbrahimiKryeministri i Maqedonisë Gruevski do të presë Metën në orën 12:15Meta do të pritet nga presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov në orën 12:45Nesër, Meta do të takohet me krerët e partive shqiptare në MaqedoniNesër në orën 10:045 Meta takon kreun e BDI Ali AhmetiNesër në orën 10:45 me kreun e PDSH Menduh ThaçiMaqedoni, nesër në orën 10:45 Meta takon kreun e LSDM, Zoran Zaev