Banorët e Maqellarës pa drita: Kemi paguar rregullisht, të gjendet hajduti
Ndërprerja prej një jave e energjisë elektrike ka revoltuar banorët e Maqellarës, komuna kufi me Maqedoninë. Banorët deklarojnë se janë pagues të rregullt të energjisë, dhe librezat e vulosura konfirmojnë këtë gjë. Ata kërkojnë të gjendet ku kanë shkuar paratë e faturave të paguara prej tyre që nuk janë hedhur në sistemin e OSHEE.Qindra banorë të Maqellarës, komuna më e madhe në Dibër, kanë protestuar para zyrave të kujdesit ndaj klientit, për energjinë elektrike.Të revoltuar dhe me librezën në dorë banorët thonë se i kanë paguar të gjitha detyrimet, duke kërkuar të gjendet fajtori, pasi pagesat e vulosura në librezë, nuk janë hedhur në sistemin e OSHEE.Përveç përshkallëzimit të protestës, banorët e Maqellarës, kërcënojnë se nëse situata nuk merr zgjidhje, atëherë do të bëjnë kërkesë për furnizim me energji elektrike nga shteti fqinj i Maqedonisë, në kufi me me Komunën MaqellarëBanorëve të Maqellarës u është prerë energjia elektrike prej një jave, pasi figurojnë debitorë në sistemin e OSHEE-së.