Kukës, 300 banorë të komunës Arrën të izoluar, trashësia e borës 1 metër
Kukës-Një nga komunat më të thella të Qarkut të Kukësit, ajo e Arrnit, mbetet e izoluar dhe pa asnjë komunikim me qytetin e Kukësit, pasi trashësia e dëborës dhe akulli i krijuar nuk lejojnë pastrimin e saj nga mjetet borëpastruese.Kryetari i Këshillit të Qarkut, që ka në juridiksion dhe drejtorinë e rrugëve rurale, thotë se ndërhyrja është pothuajse e pamundur, pasi atje bora dhe akulli e kalojnë 1 metër, ndërsa ndërhyrjet për rastet emergjente do bëhen me helikopter.Edhe Shtabi i Emergjencave Civile, e pranon vështirësinë e hapjes së rrugëve, në Arrën ku fatmirësisht nuk janë shënuar emergjenca.Komuna Arrën, në rrethin e Kukësit, është një nga zonat më të thella malore, e cila izolohet që në muajin Dhjetor dhe për shkak të pozitës gjeografike mjaft të thyer, malore, ajo del nga izolimi pas muajit Prill.