Raporti i BB: Ekonomia u rrit por kujdes borxhin e informalitetin

Parashikimet e Bankës Botërore për Shqipërinë janë optimiste por njëkohësisht kërkohet më shumë kujdes për  nivelin e borxhit dhe informalitetin në ekonomi.Ndërkohë që heqjen e fashës në energji BB e konsideron një hap para por përsëri të pamjaftueshëm për mbulimin e kostoveMegjithëse me  parashikime pozitive  për rritjen Ekonomike Banka Botërore ka kërkuar që të bëhet kujdes me borxhin publik dhe me shpenzimet.Në prezantimin e raportit për ecurinë ekonomike ekonomistjae Bankës Botërore Hilda Shijaku  shpjegoi edhe ndryshimin e parashikimeve për rritjen ekonomike  nga BERZH dhe KE.“Jo vetëm uljen e treguesve të borxheve dhe deficitit në ekonomi, por edhe një kontroll të mirë të shpenzimeve në përputhje me nevojat e vendit, uljen e detyrimeve të prapambetura dhe parandalimin e krijimit të tyre në të ardhmen. Kur bëhet fjalë për parashikime ky marzh gabimi është edhe më i lartë. Parashikimet bëhen duke parë tendencën ekonomike të kaluar.”Banka Botërore ka vlerësuar aksionin e nisur nga qeveria  në sektorin energjitik .Ellen Goldstein Drejtoresha e Bankës Botërore për Europën uglindore theksoi se heqja e fashës është një hap para por përsëri me atë nivel çmimi nuk mbulohen kostot.“Aksioni në sektorin energjitik është i domosdoshëm, është shumë e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë që duhet të paguhet energjia dhe të zbatohet ligji. Në disa raste situata është dukur e vështirë, po përsëri kjo është e nevojshme. Barazimi i tarifave është një gjetje e duhur dhe e mbështesim këtë. Ky është një hap i duhur i qeverisë i cili i është afruar disi kostove”Ekonomistja e Bankës Botërore  përcaktoi si një ndër problemet më të mëdha  informalitetin.“Ekonomia shqiptare një nga problemet që ka është informaliteti dhe kjo është një nga ato reforma që duhet të synohet.”Ndërkohë në lidhje me nivelin e kredive të këqia sipas Hilda Shijakut është e nevojshme që bankat të rregullojnë bilancet.“Bankat kanë ende nevojë që të rirregullojnë bilancet e tyre. Ajo kredi që ka kaluar si kredi me probleme ka qenë kredia e re dhe jo e vjetër.”Banka Botërore vlerëson se rritja ekonomike në rajon ka qenë e dobët dhe e pamjaftueshme për të përmirësuar standartet e jetesës./Oranews.tv/