VIDEO-ja e re e IS: Jepni 200 milionë dollarë ose vrasim 2 pengjet japoneze
ISIS publikon një video në web ku kërcënon se do të vrasë dy pengjet japoneze nëse nuk do të paguhet një shumë prej 200 milionë dollarësh brenda 72 orësh. (Ne foto: Dy pengjet)Videoja e përhapur online është postuar nga disa faqe online të cilat janë pranë grupit terrorist. Pengjet quhen Kenji Goto Jogo e Haruna Yukawa.Në video duken imazhet e një xhihadisti të veshur me të zeza dhe me një thikë në dorë, i cili flet anglisht.Pranë tij janë dy pengjet të veshur me tuta portokalli të ngjashme me të burgosurit e Guantanamos.72 ore kohe Keni 72 orë të nxisni qeverinë tuaj që të marrë vendimin e zgjuar për të paguar 200 milionë për të shpëtuar jetën e 2 qytetarëve “ thotë xhihadisti.Shifra është e njëjtë me shifrën e ndihmave jo ushtarake që kryeministri japonez Shinzo Abe ka I ka premtuar shteteve që luftojnë kundër xhihadistëve të shtetit islamik.Kush janë dy pengjet?Njëri prej pengjeve është shfaqur edhe në një video tjetër në gusht me emrin Haruna Yukaëa. Ndërsa pengu I dytë Kenji Goto është një gazetar free lance 48 vjeç që realizon dokumentarë në Lindjen e Mesme për kompaninë japoneze Independent Press.Jo-ja qeverisë japonezQeveria japoneze siguroi se nuk do të përkulet para terrorizmit” ka thënë një zëdhënës I ekzekutivit në një reagim menjëherë pas publikimit të videos. Objektivi i vendit tonë të kontribuojë në luftën kundër terrorizmit nuk ndryshon” ka thënë zëdhënësi I qeverisë Yoshihide Suga, në një konferencë për shtyp në Tokio.Videoja e kërcënimit ishte publikuar në youtube por më pas u bllokua.Oranews.tv