Ekspertë gjermanë ndjekin hetimin. Didi: Priten arrestime të reja

Një prokuror dhe dy ekspertë gjermanë do të ndihmojnë prokurorinë dhe policinë shqiptare në hetimin e dosjes "Xibraku" që zbuloi laboratorin më të madh të kokainës në vendin tonë.Ora News ka mësuar se prokurori dhe ekspertët gjermanë kanë mbërritur ditën e premte në Tiranë dhe menjëherë kanë zhvilluar një takim me kreun e prokurorisë së krimeve të renda Eugen Becin. Mësohet se në qendër të diskutimit ka qenë ecuria e hetimeve ndaj të arrestuarve dhe hetimet për arrestimin e personave të tjerë.Më pas ekspertët gjermanë kanë udhëtuar drejt Xibrakës të Elbasanit ku mësohet se do ekspertojnë çdo provë të sekuestruar brenda laboratorit gjë që mund të çojë në pranga persona të tjerë.Arrestime të reja në lidhje me laboratorin dhe trafikun e kokainës ka paralajmëruar edhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i cili nga Kukësi tha se hetimet vijojnë dhe policia po bashkëpunon dhe me vendet e rajonit.artan didi"Hetimi vazhdon dhe patjetër ne hetim mund të dalin edhe emra të tjerë. Mund të them që operacioni i policisë ishte një operacion profesional dhe ata persona që janë arrestuar atje, pa dashur që të vecoj emra, në vështrimin e strukturave policore vlerësohen se janë të përfshira në veprimtari kriminale", u shpreh kreu i policisë.Ndërkaq 9 të arrestuarit e operacionit do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë me të paktën nga 6 akuza. Më e forta do të jetë ajo e "pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal", e ndjekur nga akuzat e tjera si "trafikim të narkotikëve të mbetur në tentativë", "prodhim dhe fabrikim të lëndëve narkotike dhe psikotrope", "prodhim, tregëtim dhe përdorim të paligjshëm të prekursorëve", "mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike".Para dorëzimit të dosjes në gjykatë, policia dhe prokuroria lanë të lirë Fatmir Hoxhën dhe Egest Dankësit lidhja e të cilëve me rrjetin e trafikut të kokainës nuk u provua.