Arsimi profesional, Donald Lu nxit të rinjtë për investim në biznese

Me shembullin e pagës së tij mujore krahasuar me atë të vëllait që është biznesmen, ambasadori amerikan është munduar të nxisë të rinjtë në mënyrë që të kenë iniciativa për të investuar në fushën e biznesit.Këshilla e diplomatit Donald Lu u dha gjatë ceremonisë për mbylljen e Kampeve Rinore të Biznesit, organizuar nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë.“Do të kisha dashur që vëllai im të kishte qënë këtu, sepse ai është një sipërmarrës i vërtetë. Ishte gjithmonë i gatshëm të merrte rreziqe. Kurse unë nisa të punoj për qeverinë ku marr një pagë të sigurtë, por modeste cdo muaj. Vëllai im Xhin është multimilionir, unë fatkeqësisht nuk jam”, tha Lu.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i'u bëri sërish thirrje të rinjve të vazhdojnë arsimin profesional, pasi e kanë më të lehtë të gjejnë një vend pune.“Sot vërtet kemi probleme me papunësinë në Shqipëri, por e dini çfarë? Papunësia me e ulët të të rinjtë është me ata me arsim profesional. Nëse vetëm me ata me arsim profesional papunësia është 15%, me ata që janë me Universitet papunësia është mbi 16% dhe për ata që janë vetëm me gjimnaz, papunësia është mbi 21%”, tha Veliaj.Projekti u financua nga Ambasada Amerikane në vlerën e 90 mijë dollarëve, ku në dhënien e leksioneve u angazhuan edhe ekspertë amerikanë në fushën e biznesit.