Shkodër, 40-vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplaset me makinën

Shkodër-Një 40 vjeçar që udhëtonte me një motor ka mbetur I plagosur rëndë pasditen e sotme në Kryebushat. Nikolin Guri ka qënë duke drejtuar motorin kur ka rrëshqitur në asfalt e për pasojë është përlasur me automjetin tip BMË me targa AA 608 IT.Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorcikletes tip "Yamaha". Kanë qënë kalimtarët e rastit që i kanë ardhur në ndihmë të aksidentuarit duke e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodres, ku i është dhënë ndihma e parë nga bluzat e bardha. Aktualisht ai ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.Sipas bluzave të bardha Guri ka pësuar shtypje në trup si shkak i përplasjes së fortë. aksidenti ka ndodhur si pasojë e rreshqitjes dhe humbjes së kontrollit nga motorcikleta, ndërsa drejtuesi i automjetit ka qënë duke lëvizur normalisht në krahun e tij. Edhe pse ai ka ndaluar, përplasja me motorcikletën ka qënë e pashmangshme.[caption id="attachment_451255" align="alignright" width="640"]Në foto: Makina dhe motori që u përplasën Në foto: Makina dhe motori që u përplasën[/caption]