Specializantët e mjekësisë, pas tre vitesh ndërprerje do të nisin në Mars

Specializimet e mjekësisë u hapën pas 3 vite mungesë duke plotësuar në këtë mënyrë aspiratat e mjaft të diplomuarve të mjekësisë.Kërkesat këtë vit kanë qënë të larta për shkak edhe të fluksit të kandidatëve të mbledhur nga vitet e tjera. Kuotat për specializime në total ishin 365.Ana Bakiaj do të nis në mars specializimin për kirugji të përgjithshme. Ajo rezultoi e dyta në renditje në listën fituese dhe në mars do të nisë specializimin që do t'i marrë 4 vitet studimit.Fatura e një viti specializimi është mbi 100.000 lekë, por Ana hyn tek njerëzit me fat sepse ka arritur të lidh kontrata me spitalin e Kavajës që pas mbarimit të nis të punojë si kirurge aty, ndryshe nga shumë specializantë të tjerë që nuk kanë arritur të lidhin një kontratë të tillë.Edhe pse fituese  me pikët maksimale, Ana thotë se testimi ka qënë konfuz.Shumë mjekë të cilët përfundojnë studimet, stazhin apo specializimin, refuzojnë të punojnë në spitalet rajonale për arsye të mos përmbushejeve të kushteve të spitalit dhe për këtë arsye ministria e Shëndetësisë ka shprehu shqetësimin në spitalet rajonale ka mungesë prej 300 mjekësh specialist. Ndërsa situate pritet të përmirësohet pas 8 viteve nëse nuk do të ketë ndërprejet të specialzimeve të paktën për 2 vjet.Ndiqni emisionin Tonight Ilva Tare "Semundjet e Shendetesise", Debati mes Ilir Beqajt e Tritan Shehut. Ministri i Shendetesise flet edhe per specializimet