Përgatitja e kokainës, ekspertet: Mund të prodhohet në kushte të thjeshta
Laboratori i zbuluar në Xibrakë të Elbasanit, nuk është çudia më e madhe për ekspertët e fushës. Kjo pasi përzierjen apo procesin e përpunimit të drogës së pastër, mund ta bëjnë edhe një laborantët e thjeshtë.“Për fat të keq kemi tregues për fillimin e drogave të reja siç është ekstazia dhe amfetamina që mund të gjendet dhe të prodhohet fare thjeshtë në laborator. Duhen pak pararendës prekursorë të tyre që të përzihen nga një kimist i specializuar dhe mund të prodhohen fare mirë në laborator dhe ky mund të jetë edhe një problem më i komplikuar që do ta bëjë edhe më të ashpër problemin e kontrollit të drogave”, tha Zihni Sulaj, Shef i Shërbimi të pavijonit të Toksikologjisë Klinike.Ndërkohë që Sulaj thotë që problemi me i madh është që gjithë kjo sasi marramendëse droge e kapur në aksionin e fundit nga policia e shtetit, ka përdorues aktiv edhe në Shqipëri.“Ne kemi një numër përdoruesish kronikë që kanë gati 20 vjet që kanë filluar kultivimin”Të rinjtë janë më së shumti të shenjestruar nga përdorimi I lëndëve narkotike, dhe ky është një tjetër alarm që Shefi i pavijonit të Toksikologjsë pranë QSUT ngre.Në Shqipëri po fillojnë të qarkullojnë drogëra të reja të panjohura më parë, efektet e të cilave në shëndet janë fatale. Vetëm në vitet e fundit numri I të rinjvë që iu drejtohen urgjencës është rritur me 10 deri në 15 %, duke bërë kështu që lufta ndaj trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike të mos bëhet vetëm nga strukturat e shtetit, por edhe nga shkolla, familja me fushata sensibilizuese.Dy ditë më parë policia e shtetit ka zbuluar Një laborator të përpunimit të drogave të forta, mes tyre dhe kokaina në fshatin Xibrakë, në vendin e quajtur ish-Rezervat e Shtetit, ku janë sekuestruar të paktën 121 kilogram drogë, ku rreth 100 kilogram është kokainë e përzier, 18 kg kokainë e pastër dhe 3 kilogram kokainë e papërpunuar, si dhe 3- 4 ton përzierës.