Moda e testimeve edhe në burgje, gardianët do të futen në testime si mjekët
Pas mësuesve dhe mjkëve në radhë për tu testuar do të kalojnë edhe gjthë punonëjsit e burgjeve të Shqipërisë. Kjo ka qenë deklarata e Drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto“Në Drejtorinë e Përgjitshme të Burgjeve është krijuar një komision i posaçëm, i cili do të bëjë pikë së pari hartimin e programit, në bazë të së cilit do të vlerësohen njohuritë dhe gjithashtu kemi përcaktuar grafikun për çdo institucion duke lënë një afat kohor të veçantë për punonjësit në mënyrë që kur të vijë koha dhe data e testimit të jenë të përgatitur. Është një proces shumë transparent dhe ka për bazë zhvillimin e kapaciteteve e lidhur kjo me zhvillimin e aftësive individuale”, tha Zoto.Por pse lind nevoja që burgjet të testojnë kapacitetet e gardianeve të tyre?“Me urdhër të ministrit të Drejtësisë të datës 8 janar, është urdhëruar të bëhet vlerësimi i aftësive dhe njohurive të stafit që punojnë duke patur parasysh rëndësinë që ka garantimi i të drejtave e lidhur kjo edhe me aftësitë në vecanti të stafit për të respektuar këto të drejta dhe vlerësimin e aftësive për të garantuar elementët e sigurisë”u shpreh drejtori i burgjeve.Nuk bëhet fjalë për largime nga puna por bëhet fjalë për një mbajtje në kontroll të anës profesionale të stafit të burgjeve dhe kjo për shkak të specifikave që profesioni I tyre mbart, pasi ata merren drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen.E prannishme në aktivitetin e shpalljes së bordit Anti Korrupsion në Sistemin Penitenciar, Eridana Cano, drejtore e Kabinetit në Ministrinë e Shtetit për Çështjet Vendore, njoftoi hapjen e një portal unik, ku të gjithë qyteratët do të kenë mundës të denoncojnë rastet korruptive që ata hasin.