Kerry në Paris, viziton dy vendet e sulmeve terroriste
Me një frengjishte të rrjedhshme, sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, mbajti një fjalim emocional në bashkinë e Parisit, nën shoqërinë e kryebashkiakes An Hidalgo.Shtëpia e Bardhë ishte vënë në qendër të kritikave për mospjesëmarrjen e një përfaqësuesi të lartë amerikan në marshimin e paqes të mbajtur të dielën në Paris. Kerri vlerësoi Francën për bashkimin dhe shembullin e treguar në këto ditë të vështira."Doja të vija këtu sot dhe të ndaja një përqafim me të gjithë Parisin dhe Francën. Doja të shprehja personalisht horrorin dhe neverinë që ndjenë amerikanët për sulmet burracake dhe marrjen e jetëve të pafajshme"……"Franca e di më mirë se kushdo se liria ka çmim, sepse Franca është vendi i origjinës së aq shumë revolucioneve të mendjeve njerëzore, përfshi edhe tonin, Përkushtimi juaj ndaj lirisë dhe fjalës së lirë janë frymëzim për botën".Në orët e para të ditës Kerri u takua me presidentin francez, Fransua Holond, në Champs Elysee. Pasi Holond i kujtoi 11 shtatorin 2001, dhe shembjen e kullave binjake nga terroristët e Al-Kaedas, Kerri iu përgjigj: "Pamë popullin francez të bahkohej dhe ky ishte një mësim i madh për botën. Zemrat tona janë me ju. Është kënaqësi të jem këtu…"Në axhendën e vizitës së tij, Kerri kreu homazhe edhe në redaksinë e revistës satirike "Charlie Hebdo" dhe supermarketin hebre, ku ndodhën edhe sulmet terroriste të javës së kaluar.