Presidenti me ambasadorët: Shqipëria në krah të aleatëve kundër terrorizmit

Kreu i shtetit ka shfrytëzuar takimim me ambasadorët e akredituar në Tiranë si dhe me konsujt e nderit, për të garantuar edhe një herë angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Në pritjen e organizuar me ta presidenti Nishani deklaroi se integrimi I vendit në BE është e vetmja rrugë.Shqipëria është në krah të aleatëve në luftën kundër terorizmit. Gjatë pritjes se ambasadorë të akredituar në Tiranë si dhe me konsujt e nderit, presidenti I republikës shprehu solidaritet me ambasadorin e popullin francez, duke dënuar sulmin ndaj revistës "Charli Hebdo".“Java që shkoi u shënua nga një ngjarje thellësisht tronditëse për një vend mik, një anëtare – themeluese të Bashkimit Evropian. Ne solidarizohemi me ju, zoti Ambasador jo vetëm në dhimbjen e madhe, por edhe në dënimin e prerë të akteve ekstremiste e terroriste si ai që goditi Parisin.”Për numrin një të shtetit shqiptar Integrimi I vendit në BE eshte e vetmja rrugë e Shqipërisë, duke theksuar se prioritet i të gjithëve duhet të jetë plotesimi i 5 kushteve.“Integrimi evropian mbetet palëkundur e vetmja alternativë e të ardhmes së Shqipërisë. Nga ana tjetër, përqendrimi në plotësimin e 5 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian për Shqipërinë, do të jenë në qendër të vëmendjes sime si President i Republikë”Për herë të parë presidenti Nishani ka vecuar konsujt e nderit në urimin për një vit të mbarë diplomatik sidomos për rolin e tyre aktiv.“Dëshiroj të ngremë së bashku një dolli: Për gjithë Ambasadorët dhe Zonjat e tyre të nderuara, Për gjithë përfaqësuesit e tjerë të Trupit Diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, Konsujve të Nderit, Për forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve që ju përfaqësoni”