Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç deklarata nacionaliste

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç nuk ka kursyer që të përdorë fjalor nacionalist në fjalimin e tij gjatë vizitës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.Stojanoviç i cili për një vit ka qenë kryetar i qytezës me shumicë serbe përveç që Kosovës iu ka referuar si “Kosovë dhe Metoh” ka folur edhe rreth përmendores së mbretit serb Millutin, e cila është përuruar sot.Stojanoviç është shprehur shumë i lumtur për vizitën e Vuciçit dhe zbulimin e këtij busti, duke thënë se “ky është busti i parë i Kralj Milutinit në territorin e Serbisë”.Me këtë rast ai ka falënderuar Qeverinë e Serbisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep komunës së Graçanicës, e cila sipas tij tashmë ka ndryshuar plotësisht.Një fjalë rasti ka mbajtur edhe kandidati i listës Serbe për kryetar të Graçanicës Vlladeta Kostiç, i cili tha se këtë që kanë arritur duhet edhe ta ruajnë.“Do të shkojmë edhe më të fortë drejt fitoreve të reja”, tha Kostiç./RTK/Oranews.tv/