Ndryshimet në Kushtetutë, forumi civil diskuton sesi duhet të ndërhyet

Politika dhe ekspertët e sistemit të drejtësisë, janë në një mendje, Kushtetuta e Shqipërisë duhet ndryshuar.Por, ajo që ndan qëndrimin e tyre, është sa e thelle duhet të jetë reforma kushtetutesë. Nëse ligji themeltar i shtetit duhet bërë nga e para, apo duhet rishikuar vetëm një pjesë e tij.Ilir  Rusmajli: “Partitë politike të rëndësishme të këtij vendi, kushtetutën e kanë konsideruar instrument politik për arritjen e qëllimeve. Ne duhet të modifikojmë sjelljen kushtetuese, ky duhet të jetë qëllim besoj unë. Nëse për të modifikuar sjelljen kushtetuese duhet të ndryshohet kushtetuta që ajo të imponojë sjelleje të re kushtetuese, atëhere çdo amendament është i mirëpritur. Çdo amendamen  tjetër, formulë teknike për të zëvendësuar një formulë teknike që ka dështuar në mënyrë eklatante për shkak se i është nënshtruar interesave politike të palëve, nuk do të na çojë shumë përpara”,Dashamir Shehi: “Degjenerimi i institucioneve që kemi pretenduar që do të ishin demokratike këtu e 18 vjet përpara, kanë mbrritur në një shkallë të tillë sa nuk mund të arrnohet, ky është një divan i vjetër, nuk ka as susta. Unë them të bëjmë një të ri. Duhet të biem dakord nëse do ta kemi sistemin me senat, se edhe kjo është një temë e madhe, se këtu është bërë çdo dy muaj shkon një ligj në Gjykatë  Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese ka zëvendësuar senatin”Spartak Braho: “Ndryshimet nuk duhet të jenë radikale. Kushtetuta nuk është panfletë, është dokument serioz dhe nuk duhet të ndryshojë çdo 20 vjet, madje nuk bëhet as nga njerëz dosido, por bëhet nga specialist të mirë”.Alfred Muisiu: “Pa ndërhyrë në Kushtetutë është e vështirë të bëhen reforma në drejtësi dhe drejtime të tjera, kjo punë duhet filluar menjëherë”Ndërhyrja në Kushtetutë kërkon 93 vota, dhe është padyshim një gur prove për vullnetin e palëve politike.Ndërhyrjen më të fortë, Kushtetuta e pësoi në 21 prill të 2008, por ajo u ndryshua edhe në vitin 2007 për shtimin e numrit të anëtarëve të KQZ dhe mandatin e drejtuesve lokale, dhe në 2012 për kufizimin e  imunitetin të zyrtarëve të lartë.