Pezullohen dy policë rrugor të Fierit pasi morën rryshfet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2015, 19:15
Marrja e rryshfetit nga dy policië të qarkullimit rrugor në Fier, i ka kushtuar vendin e punës, duke u pezulluar nga puna.Një video amatore e publikuar nga Ministria e Brendshme duken dy policë të cilët marrin rryshfet nga një drejtjues mjeti.Pas verifikimit të rastit, të dy efektivët janë hequr nga detyra dhe çështja është dërguar në prokurori.“Qytetari më nisi këtë video-denoncim për polic rrugor që korruptohet. Të dy nuk janë më pjesë e Policisë e ndjekje penale për të dy. Ndaj duhet të denonconi çdo gjë. Vetëm kështu e luftojmë fort policin e korruptuar”, shkruan ministri Tahiri në rrjetin social Facabook.