Elbasan, zbulohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë, mes 8 të arrestuarve 2 kolumbianë dhe nipi i Enver Hoxhës

Elbasan-Një laborator i përpunimit të drogave të forta, mes tyre dhe kokaina është zbuluar mbrëmjen e 14 janarit 2015 rreth orës 18:30 në fshatin Xibrakë, në vendin e quajtur ish-Rezervat e Shtetit.Policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda shkatërruan grupin e trafikut të drogës duke sekuestruar sasinë më të madhe të kokainës të zbuluar deri më tani në Shqipëri.Në pranga janë vënë disa persona, numri i të cilëve ende nuk është i qartë, por deri tani janë 8 emra, ku mes tyre është arrestuar në Tiranë kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.Grupi kriminal, i përpunimit të drogës financonte shuma të mëdha parash në fushën e ndërtimit.Droga e sekuestruar Bëhet fjalë për të paktën 121 kilogram drogë, ku rreth 100 kilogram është kokainë e përzier, 18 kg kokainë e pastër dhe 3 kilogram kokainë e papërpunuar, si dhe 3- 4  ton përzierës.Laboratori i droges ne Xibrakë,  në ish- depo të rezervave të shtetitDroga u gjet në një magazine në Xibrake të Elbasanit, e cila shërbente si një laborator që rezulton edhe më i madhi i zbuluar ndonjëherë në Ballkan. Laboratori ishte vendosur në një ish- depo të rezervave të shtetit e shndërruar në një magazinë ku grumbulloheshin bimë medicinale për të mos ngjallur dyshime te banorët e zonës apo edhe policia.Ora News mëson emrat e të arresturave në Laboratorin e drogës në Elbasan.Shtetasit shqiptarë të janë:Gentian Gjonaj nga Elbasani.Arian Dalipi nga Elbasani.Ilir Hyseninga Elbasani.Klemend Dalipi nga ElbasaniErmal Hoxha nga TiranaSaimir Batku nga TiranaDy shtetasit kolumbianë janë:Cezar Adolfo AvilaWalther Moren Juan MorenoNdërkaq janë shoqëruare Ferdinand dhe Kastriot Imeri.ermal hoxha(Në foto: I arrestuari Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha)Arrestimi i Sajmir Batkut në Tiranë, iu kapen 18 kg kokainë dhe 300 mije euro Sipas të dhënave paraprake, kreu i organizatës ishte Ilir Hyseni, personi i cili mendohet se merrej dhe me transportin e kokainës, kryesisht drejt Gjermanisë. Ndërsa në Tiranë u arrestua Sajmir Batku. Ai u prangos rreth orës 20:00, të 14 janarit 2015. Në mjetin e tij u gjet 18 kilogram kokainë e pastër dhe 300 mijë euro.Dy kolumbianët u kapën në laboratorin e drogës në momentin e ndërhyrjes së policisë.Roli i disa prej të arrestuarve Saimir Batku, dyshohet se ishte edhe kreu i grupit,Ermal Hoxha, nipi i dikatorit Enver Hoxha i cili në gjithë këtë rrjet kishte rolin e organizatorit.Përpunimin e lëndës narkotike për në treg e bënin shtetasit kolumbianë ndërsa ata shqiptarë kryesisht merreshin me trafikimin e saj.Autoritetet gjermane sinjalizuan trafikunNë fakt, kishin qenë autoritetet gjermane të cilat kishin sinjalizuar palën shqiptare për këtë linjë trafiku. Autoritetet shqiptare hetuan për disa muaj, duke përgjuar anëtarët e grupit deri kur vendosën që të ndërhynin për arrestimin e tyre. Policia është në kërkim dhe të personave të tjerë, pjesë e kësaj organizate e cila dyshohet të ketë investuar miliona euro të ardhura nga trafiku, në pasuri të patundshme në qytete të ndryshme të venditTë dhënat e para tregojnë se droga mbërrinte e përzierë me vaj palme nga vendet e Amerikës Latine, dhe këtu bëhej ndarja e saj. Më pas droga kishte si destinacion tregun e brendshëm dhe vendet e Europës sidomos Gjermaninë.Sekuestrohen 600 mije euroPolicia ka sekuestruar edhe 600 mijë euro e 3000 dollarë sikurse disa armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndyshëm dhe mbi 120 aparatë celularë.Operacioni Xibraku Operacioni i koduar “Xibraka” është zhvilluar  nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL,  EUROPOL dhe policinë gjermane.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues më të  lartë të policisë se shtetit, ndërkohë që operacioni po vijon dhe është shtrirë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë. Në krye të operacionit që u shtri në disa rrethe ka qenë kreu i policisë së Shtetit Artan Didi bashkë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda  të cilët vijojnë hetimet për të zbuluar lidhjet e këtij rrjeti të trafikut të kokainësE pershendet Rama Operacioni u përshëndet dhe nga kryeministri Edi Rama i cili përmes disa mesazheve në Tëitter u shpreh krenar për policinë duke e cilësuar "të jashtëzakonshëm operacionin" dhe "spektakolar sekuestrimin e mbi 100 kilogram kokainë".