Biznesi amerikan kërkon heqje të çmimit të referencave në dogana

Biznesi amerikan në Shqipëri ka bërë thirrje për heqjen e çmimit të referencave në dogana.Ndërkohë që drejtorja e Përgjithshme e doganave Elisa Spiropali ka premtuar se viti  2015  do jetë viti i zerimit të çmimit të referencave për mallrat që vijnë nga SHBA dhe nga vendet e BE-se.Biznesi amerikan ka ngritur  shqetësimin e aplikimit të referencave në dogana. Edhe pse qeveria paralajmëroi reduktim të tyre ato vazhdojnë të zbatohen edhe me kodin e ri doganor. Artan Bozo Kryetar i Drejtorisë së Taksave në Dhomën Amerikane të Tregtisë kërkoi që të zgjidhet ky problem si dhe rimbursimi i akcizës.“Shqetësimi i parë është çmimi i referencës, të shpresojmë që të paktën për një pjesë të vendeve sidomos për mallara me origjinë nga Amerika, Kanadaja BE, ashtu sic thatë edhe jo po ngrihet edhe një grup pune, po punohet të shkojmë drejt zerimit të tyre”Drejtorja e Doganave Elisa Spiropali premtoi se gjatë 2015 do të shkohet drejt zerimit të çmimit të referencave për mallrat që vijnë nga SHBA dhe vendet e BE-së.“Prioritet në vitin 2015 përsa i përket çmimet e referencës është cuarja drejt zerimit të përdorimit të çmimit të referencës për mallra që vijnë nga SHBA-ja dhe BE, kështu që për këtë dua të jemi të sigurt sepse nuk është se do ngrihet një grup pune, është dhe ne kemi të dhënë për zvogëlimin e përdorimit që i është bërë çmimit të referencës dhe e dyta për të cuar drejt zerimit për mallrat që vijnë nga këto shtete”, tha Spiropali.Drejtorja e Doganave ka prezantuar dhe risitë që do sjell kodi i ri  doganor i cili do të ndikoj në uljen e kostove  për biznesin si dhe do të rrisë transparencën.