Elbasan, aksioni për energjinë, komuniteti rom në protestë
Aksioni i energjisë ka rinxjerrë në protestë banorët romë në Elbasan. Duke kundërshtuar mbifaturimin, ata rrëfejnë se në banesa kanë vetëm një llambë elektrike, ndaj sasia e energjisë së konsumuar është fare e pakët.Elbasan-Qytetaret e lagjes Rrapisht në shenjë pakënaqësie ndaj aksionit për energjinë elektrike, kanë protestuar duke kundërshtuar mbifaturimin.Dhjetëra banorë, pjesë e komunitetit rom cilësojnë se faturohen me shuma marramendëse, ndërkohë që shumica prej tyre nuk kanë fare pajisje elektro-shtëpiake.Shumica prej familjeve të kësaj lagjeje në periferi të Elbasanit janë të papunë dhe të vetmen të ardhur për të mbuluar shpenzimet kanë ndihmën ekonomike.Lagjjia Rrapisht ndër më të populluarat me rreth 5000 banorë është ndër më të varfrat në qytetin e Elbasanit.