Pukë, Kodheli i dorëzon hipotekën e ish ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes misionit të bamirësisë

Ish ndërtesa në pronësi të Ministrisë së Mbrojtes tashmë ligjërisht i kalon misionit të bamirësisë “Motrat e Nënë Terezës” në Pukë. Ishte vetë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila dorëzoi dokumentin hipotekor. “Është thjesht dhe vetëm në detyrimin tim si ministre e qeverisë që unë përfaqësoj, që të mundësoja me shumë pak mund një dokument i cili duhet të ishte bërë, marrë dhe siguruar dekada më parë. Është pak të them se është turpi i atyre që kanë drejtuar politikën shqiptare për të mos siguruar brenda mundësive një ngrehëz, një strehëz, që i shërben të pakten 60 familjeve të varfra pukjane”.Edhe Imzon Lucian Lucian Agustini, Ipeshkv i Dioqezit të Sapës falenderoi përzemërsisht ministren për dhuratën e çmuar që ju bë këtij misioni bamirësie.Pas fjalës së rastit Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe monsinior Lucian Agustini zbuluan pllakën e vendosur në hyrje të këtij institucioni fetar me këtë mbishkrim:"Dhuratë e Ministres së Mbrojtjes për "Motrat e Nënë Terezës" me falënderimet për veprën e tyre të jashtëzakonshme. Zoti ju bekoftë! Mimi Kodheli