Kompensimi për energjinë, 648 lekë për familje. Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miratoi sot vendimin për kompensimin e kategorive që përfitojnë nga rritja e çmimit tëenergjisë.Ministri Veliaj tha se familjet në nevojë, do të marrin shtesë të drejtpërdrejtë të përmuajshme, të pensionit, pagesës për aftësinë e kufizuar apo ndihmës ekonomike.“Shuma që secili prej këtyre idividëve do të marrë si shtesë automatike në pagesën e familjes së vet është 6480 lekë në muaj. Të gjthë ato familje që do të kursejnë energji dhe shpenzojnë më pak këto para nuk kthehen mbrapsht. E gjithë ajo shumë mund të konsiderohet një rritje direkte për pagesën apo pensionin”.Një ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se krahas pensionistëve kryefamiljarë, në total do të përfitojnë 200 mijë kryefamiljarë.Kategorite që përfitojnë:88.094 Familje me ndihmë ekonomike80.000 Kryefamiljarë në pensione pleqërie e invaliditeti7000 Familje që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara13.016 Të verbër (sipas VKM nr. 404, 20.6.2012)6818 Para e tetraplegjikë (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012)9000 Punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj