Mirësevini në Festivalin Ndërkombëtar të Akullit/ FOTO

Turistët nga i gjithë vendi u mblodhën në qytetin e akullt të Kinës për të parë nga afër kryeveprat e ndërtuara me akull, teksa artistët dhe punëtorët e tyre u japin dorën e fundit para prezantimit në festivalin ndërkombëtar të akullit dhe borës.Festivali i 31-të ndërkombëtar i akullit, i organizuar nga administrata kombëtare e turizmit kinez, pritet të fillojë të hënën, më 5 janar.Një turiste nga Pekini, Zhang Ju, thotë se këto punime arti kanë tejkaluar imagjinatën e saj. Është shumë me e bukur nga sa e kam imagjinuar.Edhe pse jam nga veriu i Kinës, kurrë nuk kam parë një gjë të tillë dhe kaq shumë art me akull.Besoj se do të ishte më bukur nëse do ta vizitoje natën, thotë ju. Kurse Duan Yongbo, një tjetër turist nga lindja e Kinës tha se fakti që këtë vit nuk do të këtë fishekzjarre, është një turp. Sipas tij fëmijët i pëlqejnë fishekzjarret dhe do të ishte kënaqësi ti sillje edhe ata në këtë festival.Duan thotë se pa fishekzjarre, suksesi i festivalit këtë vit nuk do të jetë në lartësinë e viteve të kaluara.Artistët po punojnë edhe për orët që u kanë mbetur deri në celjen zyrtarisht të festivalit, i cili cdo vit ka mahnitur mijëra vizitorë. Festivali i akullit mbahet në qytetin Harbin, i cili ndodhet në veri-lindje të Kinës. Harbin u themelua nga rusët më shumë se një shekull më parë dhe ka 30 vjet që organizon festivalin e akullit dhe dëborës.festivali i akullit festivali i akullit festivali i akullit festivali i akullit