Meteorët ndriçojnë Rumaninë

Rumunët kanë shijuar një fenomen të rrallë të mërkurën në mbrëmje, 7 janar 2015, ku një dritë meteorësh ndricoi fshatin Obrejita, në veri lindje të kryeqytetit Bukuresht. Ndricimi i meteorit shkëlqeu qiellin në orën 3 e 5 të mëngjesit sipas orës lokale, duke e shëndërruar natën në ditë për disa sekonda. Kreu i shoqërisë së Astronomisë në Rumani është shprehur se ky fenomen mjaft i rrallë mund të jetë shkaktuar nga shkrirja e meteorit në atmosferën e tokës./Oranews.tv/