Familjaret ne ankth pyesin: Keni lajm a ndodhen shqiptarët jashtë rrezikut?

Orë ankthi për të gjithë shqiptarët por edhe për familjarët e atyre që ndodhen në target e përfshirë nga flakët.Informacionet janë të pakta ndërsa operacioni i shpëtimit vijon. Juliani i cili banon në Greqi thotë se tre pasagjerët me mbiemrin Zhuri janë të prindërit dhe vëllai i të fejuarës së tij.“Ju lutem kam njerez te aferm ne anije qe digjet.keni lajm a ndodhen shqiptare jasht rrezikut? Mbiemer Zhuri te fundit jan prinderit edhe vellai i fejuares time jemi ne graqi edhe ketej skemi lajme faleminderit” shkruan Juliani në një komunikim përmes facebook në adresën e Ora News.tvEmrat e tre pjesetareve te familjes Zhuri ndodhen ne listen e mbi 400 pasagjereve qe udhetuan me Norman Atlantic e cila është përfshirë nga flakët ne detin Adriatik. Ne liste jane emrat e 22 shqiptareve.C_4_articolo_2086761__ImageGallery__imageGalleryItem_1_imageOranews.tv