Ukraina ndërpret lidhjen me Krimenë, mijëra automjete të bllokuara në kufi

Mijëra automjete janë bllokuar në kufirin tashmë të krijuar mes Ukrainës dhe gadishullit të Krimesë, pasi raportohet se Kievi zyrtar ka bllokuar lëvizjen në dy nga tre pikat e kalimit të krijuara.Vendimi është marrë pak ditë pasi u ndërprenë edhe lidhjet hekurudhore dhe udhëtimet me autobus drejt gadishullit të aneksuar nga Rusia që në mars.Udhëtarët shprehen të stresuar për kaosin e krijuar që sipas tyre ka nisur që me mbajtjen e referndumit në Krime dhe fajësojnë Putinin dhe ish-Presidentin ukrainas, Viktor Janukoviç për këtë.Më vonë gjatë ditës pikat u rihapën përkohësisht, por hekurudhat dhe udhëtimet me autobusë nuk do të rifillojnë për shkak të kushteve të sigurisë dhe nuk ka ende informacione se sa kohë do të zgjasë edhe pse pak ditë më parë pati shenja që marrëdhëniet mes separatistëve dhe Ukrainës.Të premten, Ukraina dhe rebelët separatistë pro rusë në lindje të vendit nisën shkëmbimin e të burgosurve respektivë, pas marrëveshjes së arritur në Minsk.